Takim me banorë, dëshmitarë dhe të mbijetuar të Masakrës së Sllovisë

Takim me banorë, dëshmitarë dhe të mbijetuar të Masakrës së Sllovisë

Pas takimit të mëhershëm me autoritetet komunale të Komunës së Lipjanit, ekipi menaxhues dhe hulumtues i projektit “Kujtesa e masakrave në Kosovë: dokumentimi i kujtesës së të mbijetuarve në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999,” me 6 shkurt 2026 mbajti takim njoftues dhe informues me banorë, dëshmitarë dhe të mbijetuar të Masakrës së Sllovisë. Ky projekt ndërinstitucional do të bëjë dokumentimin e kujtesës së 10 masakrave në Kosovë, përshirë atë të Sllovisë. Projekti realizohet nga Instituti i Antropologjisë (IAUP) dhe Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës (BKK) dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës (MKK), ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Bashkë me banorët e Sllovisë, në takim ishin edhe përfaqësuesit nga udhëheqja e Komunës së Lipjanit

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *