Puna Jonë

Qëllimet

Të avancojë hulumtimet shkencore në fushën e antropologjisë gjithëpërfshirëse (antropologji kulturore, antropologji linguistike, arkeologji dhe antropologji biologjike, duke përfshirë trashëgiminë kulturore)

Të krijojë dhe të intensifikojë bashkëpunimin me institucionet shtetërore, sektorin publik, sektorin joqeveritar (OJQ) dhe sektorin privat për çështje të antropologjisë aplikative dhe trashëgimisë kulturore

Të avancojë infrastrukturën për realizimin e projekteve hulumtuese-shkencore, për të ofruar shërbime efikase në fushën e antropologjisë dhe trashëgimisë kulturore

Të krijojë forum për diskutim/debat akademik mbi antropologjinë

Të rrisë bashkëpunimin shkencor dhe profesional me institucione hulumtuese, vendore e ndërkombëtare, brenda e jashtë Kosovës

Të promovojë vlerat e antropologjisë si shkencë, dije e profesion

Të ofrojë hulumtim, analizë dhe interpretim për politikat publike të vendimmarrësve lokalë, nacionalë dhe ndërkombëtarë

Të ofrojë ekspertizë në dokumentimin, restaurimin dhe konservimin e trashëgimisë kulturore.

Hulumtimet dhe trajnimet

Realizon hulumtime që kanë të bëjnë me antropologjinë gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe trashëgiminë kulturore dhe bën trajnime në fushën e antropologjisë dhe trashëgimisë kulturore. Hulumton dhe përpilon raporte, doracakë, guida, manuale, analiza dhe përmbajtje digjitale, përfshirë edhe materialet edukative për ndërgjegjësimin publik mbi antropologjinë dhe trashëgiminë kulturore


Konferencat dhe tryezat

Organizon konferenca, seminare, simpoziume, tryeza, shkolla verore, ekspozita dhe Promovime

Ligjërata dhe diskutime

Organizon ligjërata mysafire, podkaste, diskutime në grupe dhe aktivitetet të tjera që lidhen me promovimin e antropologjisë dhe fushave të ndërlidhura me studimet antropologjike

Botime dhe promovime

Boton libra, monografi, revista shkencore, përmbledhje hulumtimesh dhe botime të tjera relevante, përfshirë përkthimet nga gjuhët e huaja