Instituti i Antropologjisë – projekt i suksesshëm i përkrahur nga Ambasada Amerikane!
Projekti për themelimin e Institutit të Antropologjisë (IAUP) ka përfunduar me sukses. Ky projekt është përkrahur nga Ambasada Amerikane përmes programi University Support Grant (të menaxhuar nga KUSA) dhe realizuar nga stafi i Departamentit të Antropologjisë. Ky projekt ka nisur në janar të këtij viti (2024) dhe ka përfunduar në tetor (2024), me hapjen zyrtare të IAUP-së, më 3 tetor 2024, në Departamentin e Antropologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës. Rezultatet e këtij projekti, në kuadër të themelimit të IAUP-së, janë:
- Përpilimi i udhëzimeve etike për kërkim antropologjik (në gjuhën shqipe dhe angleze)
- Përpilimi i udhëzimit për mbrojtjen e të dhënave dhe koleksioneve (në gjuhën shqipe dhe angleze)
- Hartimi i rregullorës së punës së IAUP-së
- Hartimi i strategjisë së IAUP-së
- Zhvillimi i uebfaqes së IAUP-së
- Prodhimi i logos dhe materialit brendues
- Pajisja me iMAC (workstation) për punë multimediale
Gjatë kësaj periudhe IAUP ka themeluar Këshillin Drejtues të Institutit dhe ka zgjedhur drejtorin e institutit. Po ashtu, Fakulteti Filozofik, ka përkrahur IAUP-në me zyrë specifike dhe pajisje përktëse.
Së fundi, IAUP ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Departamentin e Antropologjisë në Universitetin e Miçiganit dhe do të vazhdojë me bashkëpunime e projekte të tjera të reja.
Falënderojmë Ambasadën e SHBA-së për fondin bujar për themelimin e institutit dhe Fakultetin Filozofik për përkrahjen e vazhdueshme.

Leave a Reply