Monedha si mesazh: Numizmatika romake ndërmjet politikës, pushtetit dhe kulturës

Monedha si mesazh: Numizmatika romake ndërmjet politikës, pushtetit dhe kulturës

Këtë javë, (5-10 prill 2026) në kuadër të aktiviteteve të Institutit të Antropologjisë (IAUP) dhe Departamentit të Antropologjisë, dhe me iniciativën e Dr. Asst. Ilir Culajt, patëm kënaqësinë të mirëpresim Dr. Guillaume de Méritens de Villeneuve, doktor i shkencave të antikitetit dhe specialist i numizmatikës.

Ai ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Toulouse, ka qenë anëtar i Shkollës Franceze të Romës për tri vite dhe aktualisht është në përfundim të studimeve postdoktorale në Universitetin e Namur, në Belgjikë. Fusha e tij e studimit përfshin kryesisht aspektet socio-politike të periudhës republikane romake, si dhe numizmatikën romake, ku ka dhënë kontribute të rëndësishme shkencore.

Gjatë qëndrimit njëjavor në Institutin e Antropologjisë, ai mbajti një seri ligjëratash dhe trajnimesh për studentët e Departamentit të Antropologjisë. Përmes këtyre ligjëratave, studentët patën mundësinë të njihen me bazat e numizmatikës, zhvillimin e hershëm të prerjes së monedhave, qarkullimin monetar, si dhe me metodat bashkëkohore të analizimit dhe interpretimit të tyre.

Një theks i veçantë iu kushtua rolit të monedhës në kontekstin religjioz dhe politik, duke treguar se si ikonografia monetare ka shërbyer si një mjet i fuqishëm për komunikim politik, ndërtim autoriteti dhe propaganda politike.

Në mënyrë të veçantë u trajtua edhe rasti i prerjeve monetare gjatë luftës civile ndërmjet Cezarit dhe Pompeut të Madh, duke nxjerrë në pah përdorimin e monedhës në funksion të qëllimeve politike dhe ushtarake.

Këto ligjërata synuan të thellojnë kuptimin e studentëve për numizmatikën, jo vetëm si një disiplinë teknike, por edhe si një fushë që ndërlidhet ngushtë me dimensione politike, religjioze dhe kulturore.

Interesi i studentëve ishte i madh, duke u reflektuar në pyetje të shumta dhe diskutime të shumta gjatë ligjëratave.

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *