Antropologjia biologjike në fokus: Ligjërata, punëtori dhe aktivitete publike me Prof. Britney Kyle
Instituti i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës (IAUP) ka kënaqësinë të mirëpresë Profesoreshën Britney Kyle nga University of Northern Colorado (SHBA), në kuadër të Programit Fulbright Specialist.
Vizita e saj pesëjavëshe realizohet përmes projektit “Laying the Foundation for Biological Anthropology / Vendosja e themeleve të antropologjisë biologjike”, projekt i IAUP-së i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universiteti i Prishtinës. Qëllimi i projektit është forcimi i kërkimit dhe edukimit në fushën e antropologjisë biologjike në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, Prof. Kyle do të zhvillojë një program të pasur akademik dhe publik, i cili përfshin:
– 3 ligjërata publike tematike, duke filluar me një hyrje në antropologjinë biologjike dhe duke vazhduar me tema të specializuara në bioarkeologji;
– 2 punëtori praktike për studentë, të fokusuara në analizën e materialit skeletor dhe metodat e antropologjisë forenzike;
– takime me stafin akademik dhe studentët, për shkëmbim përvojash dhe diskutim të bashkëpunimeve të ardhshme;
– vizita studimore në terren, në lokalitete të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike në Kosovë;
– paraqitje në medie kombëtare (TV), me qëllim prezantimin e antropologjisë biologjike për publikun e gjerë.

Ligjëratat publike
Ligjëratat janë të hapura për studentë, staf dhe publikun e interesuar:
- 27 prill | 12:00–13:00
Introductory Lecture: Biological Anthropology
(40 minuta ligjëratë + diskutim)
Salla 127 (Kati i parë) - 4 maj | 12:00–13:00
The Bioarchaeology of Mediterranean Colonies Project
Salla 127 (Kati i parë) - 5 maj | 12:00–13:00
250th Anniversary of the United States – Focus on Education
Salla 127 (Kati i parë)
Punëtoritë për studentë
Punëtoritë janë të rezervuara vetëm për studentë dhe fokusohen në aspektet praktike të bioarkeologjisë dhe antropologjisë forenzike:
- 29 prill | 09:00–11:00
Bringing Skeletons to Life
Hyrje në bioarkeologji dhe antropologji forenzike, përfshirë çështje etike - 13 maj | 09:00–11:00
Bioarchaeology and Forensics (Hands-on)
Analizë praktike: përcaktimi i moshës, gjinisë, patologjive, etj.
Salla 02 (Kati përdhes)
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm për Institutin e Antropologjisë dhe Departamentin e Antropologjisë, duke kontribuar në zgjerimin e profilit akademik drejt antropologjisë biologjike, një fushë që deri më tani ka qenë pak e zhvilluar në programet tona.
Leave a Reply