Borderscape revisited
Më 30 mars 206, ora 16.30-17.30, (salla 127, Fakultti Filozofik), IAUP organizon ligjëratë për librin “Borderscape: Research, Representation and Spatiality in the Borders” (2024), një projekt ku janë bashkuar studiues, artistë dhe aktivistë për të hulumtuar kufijtë si infrastruktura dinamike. Agata Rogos / Weiss, redaktore e vëllimit, paraqet librin në një optikë të re, duke e rishqyrtuar atë në kontekstin e regjimeve gjithnjë e më kufizuese të migrimit dhe praktikave për ndryshim të kufijve. Përmes një qasjeje të “antropologjisë së dizajnit”, prezantimi thekson se si puna vizuale, teksti dhe kompozimi hapësinor jo vetëm që i përfaqësojnë, por edhe i rishpikin në mënyrë kritike mënyrat se si kufijtë kuptohen dhe bëhen të dukshëm.
Agata Rogoś / Weiss është antropologe, kuratore dhe dizajnere që punon në ndërthurjen e kulturës vizuale, studimeve të kufijve dhe kërkimit mbi migrimin. Ajo ka përfunduar doktoraturën në Universitetin Adam Mickiewicz në Poznań (Poloni) dhe është profesoreshë në Departamentin e Studimeve Kuratoriale në Akademinë e Artit në Szczecin. Ajo është edhe hulumtuese në Universitetin Humboldt në Berlin, ku po zhvillon habilitacionin e saj mbi praktikat artistike dhe subjektivitetet e formësuara nga migrimi nga (ish)Jugosllavia
Leave a Reply