Themelohet Instituti i Antropologjisë / Fakulteti Filozofik/ Universiteti i Prishtinë
Më 16 maj 2024, themelohet Instituti i Antropologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës (shkurt: IAUP). IAUP synon të promovojë kuptimin dhe vlerësimin e diversitetit kulturor përmes kërkimit antropologjik dhe edukimit e angazhimit publik.
Qëllimet kryesore të IAUP-së janë:
• Të avancojë kërkimin shkencor në fushën e plotë të antropologjisë (antropologji kulturore, antropologji gjuhësore, arkeologji dhe antropologji biologjike)
• Të avancojë infrastrukturën për realizimin e projekteve kërkimore për të ofruar shërbime efikase në fushën e antropologjisë
• Të rritë bashkëpunimin me institucionet kërkimore, vendore dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë Kosovës
• Të krijojë një forum për diskutim/debat akademik mbi antropologjinë
• Të krijojë dhe intensifikojmë bashkëpunimin me institucionet shtetërore, sektorin publik, organizatat joqeveritare (OJQ) dhe sektorin privat për çështjet e antropologjisë së aplikuar
• Të promovojë vlerat e antropologjisë si shkencë, njohuri dhe profesion
• Të promovojë vendimmarrjen bazuar në dëshmi të interpretuara nga antropologët
Instituti i Antropologjisë funksionon Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Leave a Reply