Ambasada amerikane përkrah Departamantin e Antropologjisë për themelimin e Institutit të Antropologjisë

Ambasada amerikane përkrah Departamantin e Antropologjisë për themelimin e Institutit të Antropologjisë

Departamenti i Antropologjisë është përfitues i grantit University Support Grant të financuar nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, dhe administruar nga KUSA – Kosovo United States Alumni, për themelimin e Institutit të Antropologjisë. 

Prof. Arsim Canolli është udhëheqës i këtij projekti, që realizohet në bashkëpunim me kolegë të Departamentit.  Përmes këtij granti do të përpilohet dokumentacioni i institutit, përfshirë politikat kërkimore, strategjia e zhvillimit, udhëzimet e standardet profesionale, identiteti vizuel e promovues i Institutit, prezenca online, etj. Instituti do të ketë zyrën në Fakultetin Filozofik.  Instituti i Antropologjisë synon të themelohet në përputhje me rregulloret dhe Statutin e UP-së dhe me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Po ashtu, Instituti do të synojë bashkëpunimin me institute e institucione të ndryshme ndërkombëtare për avancimin e hulumtimit antropologjik në Kosovë.

Projekti do të përmbyllet në vjeshtë. 

Falënderojmë Ambassaden Amerikane për përkrahjen e vazhdueshme!

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *