Kujtesa e masakrave në Kosovë
Në kuadër të takimeve zyrtare dhe njoftuese, për projektin “Kujtesa e masakrave në Kosovë: dokumentimi i kujtesës së të mbijetuarve të masakrave në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999″, sot, datë 25 nëntor 2025, mbajtëm takim me autoritetet udhëheqëse dhe zyrtarë të Komunës së Shtimës. Në kuadër të 10 masakrave, në të cilat do të bëhet dokumentimi i kujtesës, është edhe Masakra e Reçakut, në Komunën e Shtimës.
Ekipi menaxhues dhe hulumtues i projektit u prit nga z. Faruk Beqa, nënkryetar i Komunës së Shtimës, znj. Anita Kurti, shefe e kabinetit të kryetarit, z. Lulzim Sahiti, nga Drejtoria e Arsimit, z. Adem Ramadani, përfaqësues i fshatit Reçak. Në takim morën pjesë Tahir Latifi nga Instituti i Antropologjisë (IAUP) – Universiteti i Prishtinës, Greta Avdyli dhe Drilon Selmani nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL).
Ekipi menaxhues dhe hulumtues i projektit falënderon autoritetet e Komunës së Shtimës për gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin sa më të mirë të projektit dokumentues
Leave a Reply