Anthropological Archaeology in the Balkans Today: What Big Questions Should We Be Asking

Anthropological Archaeology in the Balkans Today: What Big Questions Should We Be Asking

Instituti i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës (IAUP) ka kënaqësinë të mirëpresë Profesor Michael Galaty nga Universiteti i Michiganit (SHBA), në kuadër të Programit Fulbright Specialist. Vizita e tij dyjavore realizohet përmes projektit “Enhancing Research Excellence for the Institute of Anthropology,” projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universiteti i Prishtinës për të forcuar kërkimin dhe edukimin antropologjik në vend.

Prof. Galaty është një studiues i shquar i arkeologjisë me focus kërkimi në Greqi, Shqipëri dhe Kosovë dhe anëtar i këshillit drejtues të IAUP. Gjatë vizitës së tij, ai do të angazhohet në një program të pasur aktivitetesh akademike dhe profesionale. 

“Anthropological Archaeology in the Balkans Today: What Big Questions Should We Be Asking?”

Në këtë ligjëratë, prof. Galaty synon të na nxit të reflektojmë mbi pyetjet e mëdha që duhet të parashtrojmë në studimin e të kaluarës. 

26 maj 2025, 16.30-18.00, Salla 127, kati 1, Fakulteti Filozofik, UP.

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *