Preparing for Graduate School in Anthropology in the United States: A Step-By-Step How-To Guide
Instituti i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës (IAUP) ka kënaqësinë të mirëpresë Profesor Michael Galaty nga Universiteti i Michiganit (SHBA), në kuadër të Programit Fulbright Specialist. Vizita e tij dyjavore realizohet përmes projektit “Enhancing Research Excellence for the Institute of Anthropology,” projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universiteti i Prishtinës për të forcuar kërkimin dhe edukimin antropologjik në vend.
Prof. Galaty është një studiues i shquar i arkeologjisë me focus kërkimi në Greqi, Shqipëri dhe Kosovë dhe anëtar i këshillit drejtues të IAUP. Gjatë vizitës së tij, ai do të angazhohet në një program të pasur aktivitetesh akademike dhe profesionale.
Preparing for Graduate School in Anthropology in the United States: A Step-By-Step How-To Guide
Në këtë ligjëratë, prof. Galaty synon të diskutojë me studentët e Departamentit të Antropologjisë, përfshirë alumni dhe të tjerët të interesuar, për mundësitë e studimeve postdiplomike në fushat sepcifike të antropologjisë në SHBA.
Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë të interesuarit!
28 maj 2025, 16.00-17.00, Salla 127, kati 1, Fakulteti Filozofik, UP.

Leave a Reply