Antropologjia biologjike në fokus: Ligjërata, punëtori dhe aktivitete publike me Prof. Britney Kyle

Antropologjia biologjike në fokus: Ligjërata, punëtori dhe aktivitete publike me Prof. Britney Kyle

Instituti i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës (IAUP) ka kënaqësinë të mirëpresë Profesoreshën Britney Kyle nga University of Northern Colorado (SHBA), në kuadër të Programit Fulbright Specialist.

Vizita e saj pesëjavëshe realizohet përmes projektit “Laying the Foundation for Biological Anthropology / Vendosja e themeleve të antropologjisë biologjike”, projekt i IAUP-së i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universiteti i Prishtinës. Qëllimi i projektit është forcimi i kërkimit dhe edukimit në fushën e antropologjisë biologjike në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, Prof. Kyle do të zhvillojë një program të pasur akademik dhe publik, i cili përfshin:

3 ligjërata publike tematike, duke filluar me një hyrje në antropologjinë biologjike dhe duke vazhduar me tema të specializuara në bioarkeologji;
2 punëtori praktike për studentë, të fokusuara në analizën e materialit skeletor dhe metodat e antropologjisë forenzike;
takime me stafin akademik dhe studentët, për shkëmbim përvojash dhe diskutim të bashkëpunimeve të ardhshme;
vizita studimore në terren, në lokalitete të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike në Kosovë;
paraqitje në medie kombëtare (TV), me qëllim prezantimin e antropologjisë biologjike për publikun e gjerë.

Ligjëratat publike

Ligjëratat janë të hapura për studentë, staf dhe publikun e interesuar:

  • 27 prill | 12:00–13:00
    Introductory Lecture: Biological Anthropology
    (40 minuta ligjëratë + diskutim)
    Salla 127 (Kati i parë)
  • 4 maj | 12:00–13:00
    The Bioarchaeology of Mediterranean Colonies Project
    Salla 127 (Kati i parë)
  • 5 maj | 12:00–13:00
    250th Anniversary of the United States – Focus on Education
    Salla 127 (Kati i parë)

Punëtoritë për studentë

Punëtoritë janë të rezervuara vetëm për studentë dhe fokusohen në aspektet praktike të bioarkeologjisë dhe antropologjisë forenzike:

  • 29 prill | 09:00–11:00
    Bringing Skeletons to Life
    Hyrje në bioarkeologji dhe antropologji forenzike, përfshirë çështje etike
  • 13 maj | 09:00–11:00
    Bioarchaeology and Forensics (Hands-on)
    Analizë praktike: përcaktimi i moshës, gjinisë, patologjive, etj.
    Salla 02 (Kati përdhes)

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm për Institutin e Antropologjisë dhe Departamentin e Antropologjisë, duke kontribuar në zgjerimin e profilit akademik drejt antropologjisë biologjike, një fushë që deri më tani ka qenë pak e zhvilluar në programet tona.

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *